13.9 C
Prizren
E premte, 24 Tetor, 2025

IQPM, Bujës: Mos paragjyko, shikoje degradimin e arsimit

IQPM-logoIniciativa Qytetare për Malishevën ka demantuar deklaratën e Ministrit të Arsimit Ramë Buja, i cili i ka dalë në mbrojtje ‘Qeverisë Kilaj’. Sipas IQPM-së, ministri Buja e ka marrë me ‘hez’, që t’i dalë në mbrojtje dështimeve që ka pasur në sektorin e arsimit në Malishevë.

“Ministër, si duket e ke marrë pak si me haz mbrojtjen e grupit qeverisës në Malishevë, tani më të dështuar. Besojmë se edhe ju e keni të njohur se si ka ardhur në pushtet ky grup tani më shumë i vogël dhe i braktisur nga qytetarët e Malishevës”, thuhet në reagimin e IQPM-së.
.
IQPM ia ka bërë me dije Bujës se Qeveria në Malishevë në të ardhmen nuk varet nga parashikimi, dëshira, vullneti apo krijimi i opinionit që po përpiqeni ta krijoni ju nëpër media.

“Ministri në fjalë më mirë është ndoshta të mendojë se si do ta menaxhoj gjendjen në Lipjan pas mashtrimeve që u ka bërë strukturave të “partisë amë” siç e quan ai, se sa të parashikojë për Iniciativën Qytetare në Malishevë. Ne, ja bëjmë me dije Ministrit që fare nuk ka dijeni me gjendjen në arsim në Komunën e Malishevës, ku të preferuarit e tij, e kanë degraduar procesin mësimor me klane e familjarizim, e kohëve të fundit kanë marrë masa diferencuese ndajë të gjithë atyre që kanë guxuar të ngrenë zërin për ndryshime, në politikën lokale apo edhe për gjendjen në arsim, e këto masa në kujtesën e qytetarëve të Malishevës kanë sjellë vitin e diferencimeve politike të viti 1981”.

IQPM është e bindur se fitorja është e Iniciativës Qytetare për Malishevën. “Ky është vullnet i qytetarëve të Malishevës të cilin vullnet, askush nuk mund ta ndryshojë as me kërcënimet që po vijnë nga niveli lokal e as nga paralajmërimet e mbrapshta e të ulta të nivelit qendror”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ngjarja në Prizren ku u therën me thikë nëna dhe e bija 12-vjeçare dyshohet se ndodhi për motive xhelozie

Gjykata Themelore në Prizren më 18 tetor të këtij viti ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të dyshuarit se...

Njoftim për reduktime të furnizimit me ujë në disa zona të Prizrenit

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët se, për shkak të nivelit të ulët të burimeve, do të aplikohen reduktime të furnizimit me ujë në...

Lajmet e Fundit