Përurohet në Prizren shërbimi pedagogjik-psikologjik parauniversitar

Autoritetet komunale të Prizrenit, të martën, kanë përuruar Shërbimin pedagogjik-psikologjik, i cili është vendosur në ndërtesën afër Drejtorisë së Arsimit.

Sipas tyre, në këtë shërbim në saje të përkrahjes së OJQ-ve do të jenë të angazhuar rreth 20 profesionistë, që krahas nxënësve e mësimdhënësve do t’i ofrojnë përkrahje edhe komunitetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në të njëjtën kohë kanë theksuar se përmes këtij shërbimi do të punohet për krijimin e një ambienti më të favorshëm në shkollat e Komunës së Prizrenit, që do të mundësojë mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor.

Drejtori komunal i Arsimit, Skënder Susuri, ka sqaruar se në këtë qendër do të jenë të stacionuar 5 psikologë, të angazhuar në saje të marrëveshjes me “Caritas Kosovën”.

“Nga 1 janari do të kemi edhe 5 psikologë, falë politikave të ministrit të MASHT-it, Shyqeri Bytyqi. Aktualisht i kemi edhe 7 psikologë dhe pedagogë në rrjetin shkollor. Kemi edhe të punësuar të tjerë në bashkëpunim me OJQ-të. Pra, janë dikur rreth 20 të punësuar, që në forma të ndryshme janë në shërbim të nxënësve dhe mësimdhënësve, por edhe të komunitetit”, është shprehur Susuri.

Më Shumë

DokuFest shpall 10 projektet e përzgjedhura për Short Film Forum 2026

DokuFest ka bërë të ditur përzgjedhjen e dhjetë projekteve që do të marrin pjesë në edicionin 2026 të Short Film Forum, i cili do...

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Lajmet e Fundit