Gjykata e Prizrenit vendos për burrin që dyshohet se goditi gruan me grushte

Gjykata e Prizrenit ka marrë një vendim lidhur me masën e sigurisë ndaj burrit që dyshohet se goditi me grushte bashkëshorten e tij.

Në një njoftim të saj, Gjykata thotë se Prokuroria e Prizrenit kishte kërkuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit V.R. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale – lëndim i lehtë trupor.

Mirëpo, Gjykata ka caktuar masën e paraqitjes në stacionin policor

“Masa e paraqitjes do të llogaritet prej datës së arrestimit 30.11.2018, dhe do të zgjasë deri më datën 30.12.2018”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Sipas Prokuroris, i dyshuari më 27 dhe 28 nëntor 2018, në orë të pacaktuar, në Prizren, në shtëpinë e tij familjare, me dashje i shkakton lëndim të lehtë trupor të dëmtuarës – bashkëshortes së tij me iniciale V.R., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër rreth tradhtisë bashkëshortore, ku vjen deri te acarimi i situatës dhe i pandehuri me iniciale V.R. e sulmon fizikisht bashkëshorten e tij duke e goditur me grusht në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast të njëjtës i shkakton lëndime të lehta trupore, si pasojë e dhunës së vazhdueshme, sistematike e dëmtuara detyrohet të largohet nga shtëpia.

Në njoftimin e Gjykatës nuk ka detaje tjera se pse është refuzuar kërkesa e Prokurorise për caktimin e paraburgimit, por nuk sqarohet as fakti se për çfarë rrethanash apo arsyesh të pandehurit iu caktua masa e paraqitjes në stacion policor, e jo paraburgimi siç ka kërkuar Prokuroria.

Më Shumë

Drini i Bardhë ruan boshtin e skuadrës, rinovon me tre futbollistë

Drini i Bardhë ka vazhduar me ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, duke zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me Caner Gzimin, Orland Duhlakun dhe...

Mirëmbajtje në rrjet, KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës në disa zona të Prizrenit

KEDS ka njoftuar se sot do të realizojë punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit, për çka do të ketë ndërprerje të planifikuara të...

Lajmet e Fundit