9.7 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Haskuka: Qeveria e kaluar keqpërdori buxhetin në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të Korishës


Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka akuzuar qeverisjen e kaluar të ish-kryetarit Ramadan Muja, për keqpërdorime në ndërtimin e Kompleksit Memorial të Martirëve në Korishë.

Sipas tij, qeveria e kaluar ka keqpërdorë buxhetin edhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve.

Postimi i plotë i Haskukës

Edhe pse si qeverisje nuk kemi pasur dëshirë të humbim kohë me parregullsitë e qeverisjes së kaluar, si detyrë e jona ishte edhe raportimi i parregullsive dhe keqpërdorimeve, ku më shumë se 58 raste i kemi dërguar në organet e gjyqësisë.

Po çfarë mentaliteti qeverisës ka pasur Klani Pronto mund të vërehet edhe nga ato se çka kanë bërë në varrezat e dëshmorëve dhe të martirëve. Shembull konkret “Kompleksi Memorial i Martirëve në Korishë”.

Ndërtimi i Kompleksit Memorial në Korishë ka filluar në vitin 2011. Kostoja e projektit është 145,891 Euro. Komuna e Prizrenit ka paguar kompaninë për përfundimin e këtij projekti, edhe pse punimet nuk ishin kryer.

Për më shumë, në vitin 2016 Drejtoria e Administratës me datën 14.10.2016 ka nënshkruar edhe një kontratë të re për Rregullimin e Memorialit në Korishë me vlerë 47,142 Euro.

Qeverisja e kaluar për Memorialin e Korishës ka paguar në total 193,033 Euro për dy kompani private, por sic shihet nga fotot përsëri punimet nuk janë kryer as për së afërmi.

Si është e mundur që dy herë të paguhet për një projekt dhe të mos përfundojë?

Pse janë bërë pagesat kur projekti nuk ka përfunduar?

A nuk është ky keqpërdorim i parasë publike edhe në varrezat e atyre që dhanë jetën për liri?

Është për keqardhje se si është keqpërdorur buxheti komunal edhe në varrezat e dëshmorëve dhe të martirëve.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prizren. Siç merr vesh Insajderi bëhet fjalë për një person që kërkonte lëmoshë. Policia ende nuk ka...

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Lajmet e Fundit