12.5 C
Prizren
E mërkurë, 15 Prill, 2026

Përplasjet mes Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt (VIDEO)

Mospajtimi më i ri mes tyre e ka emrin “taksë 100%”.

Me këtë masë që Qeveria në krye me Ramush Haradinaj i ka vënë produkteve të Serbisë tash e gati dy muaj nuk është se pajtohet presidenti Hashim Thaçi.

Për më tepër, ky i fundit si lider shteti, në një intervistë për The Washington Post, paralajmëroi heqjen e saj, në këmbim të një marrëveshje të garantuar me Serbinë.

Kurse, Haradinaj, që nuk ka komentuar intervistën e Thaçit për gazetën amerikane, të paktën deri para festës së fundvitit ka mbetur në qëndrimin e parë lidhur e taksën.

Krahas kësaj, presidenti dhe kryeministri, ka kohë që e janë duke u përplasur edhe për një çështje tjetër.Kronikë e zgjeruar nga Besnik Tahiri.

Më Shumë

Gjeti një mjet shpërthyes duke punuar në një shtëpi në Rahovec, aktivizohet FSK-ja

Derisa ishte duke punuar në një shtëpi në Rahovec, një qytetar ka hasur në një mjet shpërthyes. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës, me...

1.91 euro për litër çmimi i naftës sot në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme, 9 prill...

Lajmet e Fundit