18.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Shkrimtarët organizohen për ditëlindjen e 102-të të Idriz Ajetit

Shkrimtarët dhe poetët vendorë sot janë mbledhur në Kullën Poetike në Prishtinë për ta nderuar ditëlindjen e 102-të të profesorit Idriz Ajeti.

Drejtuesi i unionit të shkrimtarëve të Kosovës, Reshat Sahitaj, ka thënë se është me rëndësi që veprimtarët dhe kontribuuesit e mëdhenj siç është Idriz Ajeti të nderohen dhe respektohen gjatë kohës kur ata janë të gjallë dhe jo vetëm pasi të ndërrojnë jetë.

“Sa i përket ditëlindjes së profesorit, ne jemi duke u përpjekur që t’i nderojmë figurat e mëdha sa janë gjallë. Në Kosovë ne nuk i nderojmë ata aq sa duhet gjatë kohës sa janë gjallë”.

“Ndërsa ne Unioni i Shkrimtarëve përkujdesemi që t’i respektojmë ata sa janë të gjallë”.

“Ne e kemi nderuar edhe veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçin, gjatë kohës kur ai ishte i gjallë”.

Sahitaj ka bërë të ditur se nesër rreth orës 11:00 një grup i shkrimtarëve pritet që ta vizitojë profesorin dhe familjen e tij në mënyrë simbolike.

“Nesër rreth orës 11:00 ne planifikojmë që të shkojmë atje dhe ta nderojmë këtë figurë të letërsisë”.

Gjithashtu edhe shkrimtari Asllan Qyqalla, ka theksuar se institucionet vendore janë duke bërë pak për personalitetet si akademiku Idriz Ajeti.

“Vërtetë institucionet tona shumë pak bëjnë për personalitet siç është figura e akademikut tonë Idriz Ajeti”.

“Andaj neve na duhet t’i kujtojmë ata në mënyrë që të mos harrohen këta persona që i dhanë aq shumë letërsisë”.

“Ne duam që ta nderojmë atë dhe ta respektojmë për kontributin e madh që i ka dhënë Kosovës”.

Më Shumë

Dëmtohet vendpikniku në Nashecë

Fshati Nashec i Prizrenit, në vitin 2021  u pasurua me një hapësirë rekreative e gjelbëruese, duke plotësuar kështu kërkesën dhe dëshirën e banorëve të...

Isni Kilaj arrin në Kosovë pasi u lirua nga Gjykata Speciale

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, u lirua në Kosovë sot, më 15 maj, me kushte të rrepta, në bazë të vendimit të gjykatësit të...

Lajmet e Fundit