30 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Filloi viti i ri akademik 2013/2014

Studentet kosovarUniversiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hapi sot dyert për studentët të cilët do të vijojnë studimet. Drejtues të universitetit thonë se këtë vit akademik e gjen me një numër më të madh të stafit dhe krijimin e hapësirave për studentët.

Në Universitetin e Prishtinës, viti i ri akademik do të fillojë me disa aktivitete. Gjithashtu, sot fillojnë studimet edhe universitetet e reja publike.

Viti i ri akademik 2013/2014 në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, fillon me rreth 13 mijë studentë të rinj që janë pranuar këtë vit. Rektori i Universitetit, Ibrahim Gashi, tha për Radio Kosovën, se ky numër i studentëve mund të rritet pasi të bëhet edhe shqyrtimi i ankesave. Ai theksoi se në Universitetin e Prishtinës ka vende për rreth 18 mijë studentë të rinj.

“Deri më datë 4 tetor do të bëhet edhe shqyrtimi i ankesave, do të vijnë edhe listat nga shoqatat e dala nga lufta, dhe kjo shifër mund të rritet. Kemi bërë maksimumin dhe ne kemi hapësirë për të pranuar deri në 18 mijë vetë, por nuk besoj se do ta kalojë shifrën 14 mijë deri në 15 mijë studentë”.

Ndërkohë, nga ky numër rreth 3 mijë studentë do të shpërndahen në universitetet e reja publike. Rektori Gashi tha se viti i ri akademik po fillon me një numër më të madh të stafit akademik dhe që është i lidhur në marrëdhënie të rregullt pune me Universitetin e Prishtinës. Gjithashtu, janë duke u bërë përpjekje për krijimin e hapësirave, tha Gashi.

“Një staf akademik që pranohet strikt konform standardeve përkatësisht ligjore dhe tatuare, këtu jemi shumë të vendosur. Kjo i bie që do të kemi një staf mësimdhënës më të avancuar. Kemi bërë përpjekje që të krijojmë hapësira, fleksibilitet që të shfrytëzojmë hapësira që të mos mbeten jashtë, jemi në proces të nisjes së ndërtimeve të reja.”

Gjatë ditës së sotme do të shënohen aktivitete për fillimin e vitit të ri akademik, ku do të organizohet pritja e studentëve në Fakultetin e Edukimit, me ç’rast bëhet edhe nënshkrimi i Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Universitetit të Prishtinës dhe Fakultetit të Edukimit.

Ndërkohë, do të përurohet Galeria në Fakultetin e Arteve, si dhe lansimi i Uireless-it në kampusin universitar dhe njësitë akademike të Universitetit. Me rastin e 1 tetorit, gjithashtu do të mbahet edhe një manifestim për të shënuar 16 vjetorin e protestave të 1 tetorit.

Më Shumë

Zyrtare: Ylli bëhet me trajner të ri

K.B. Golden Eagle Ylli është bërë më trajneri të ri. Trajneri i njohur zyrtarisht është emëruar në krye të bankinës së skuadrës nga Suhareka. Ylli përmes...

U shoqërua për dhunë në familje, iu gjet edhe drogë – ndalohet për 48 orë një person në Prizren

Një rast me dy vepra penale është zbuluar nga Policia e Kosovës të dielën në qytetin e Prizrenit, ku një person fillimisht ishte ndaluar...

Lajmet e Fundit