18.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

Limaj në Prizren, prezanton aderimet e reja të Nismës

Nismës Socialdemokrate, degës në Prizren nga sot i janë bashkuar dhjetëra ish aktivistë e drejtues të Partisë Demokratike në këtë qytet.

Në një konference për media të Nismës ku prezent ishte edhe kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj, janë prezantuar aderimet e reja.

Kësisoj nga sot tek Nisma kanë aderuar: Esat Krasniqi, Shukri Quni, Naser Berisha, Hajrim Qengaj dhe Hysamedin Beshi, të gjithë këta anëtar të Kryesisë në Prizren dhe tre nga ta kryetar të nëndegëve.

Në mesin e të aderuarve ka edhe asamblist. Bëhet fjalë për Shukri Qunin, i cili është asamblist në mandatin e katërt në komunën e Prizrenit nga radhët e PDK-së.

Po sot kanë aderuar edhe Dr: Hajrip Ajdini, Fatmir Hoxhaj dhe dhjetëra aktivistë.

Mirëseardhje në emër të Nismës iu ka uruar, vet lideri i këtij subjekti, Fatmir Limaj.

Ky i fundit tha se sot është një moment i veçantë për degën e Nismës në Prizren dhe Nismën në përgjithësi. Sipas tij, të gjithë të aderuarit kanë një histori të madhe në shërbim të vendit.

“Kjo është familja e juaj politike. Ne do të vazhdojmë bashkë. Jemi bashkuar për të mirën e vendit. Angazhimi tregon se ju jeni gati për t’i dhënë Prizrenit dhe Kosovës më të mirën nga vetja juaj”, ka thënë Limaj.

E, deputeti dhe kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, ka thënë se sot po bëhen bashkë me idenë dhe qëllimin që të organizohen dhe të punojnë në funksion të përmirësimit të jetës së të gjithë qytetarëve të Prizrenit pa dallime politike dhe etnie.

“Objektivi i Nismës në Prizren dhe Kosovë është të qëndrojmë pranë njerëzve që kanë nevoje për dorën e shtetit. Ne do të jemi tani me të fuqishëm në Prizren dhe Kosovë pas këtyre aderimeve”, ka thënë Berisha

Esat Krasniqi i cili aderoi sot tha se nga sot po bashkohen me shokët dhe miqtë e vjetër.

Ai u zotua se bashkërisht do të angazhohen dhe do të punojnë për të mirën e qytetarëve të kësaj komune./telegrafi/

Më Shumë

Plagoset me armë zjarri një person në Nashec të Prizrenit

Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin Nashec të Prizrenit. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhnësi i...

Prokuroria në Prizren: 14 aktakuza ndaj 19 personave për vepra penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka vepruar me intensitet gjatë 24 orëve të fundit, duke ngritur 14 aktakuza kundër 19 personave për vepra penale të...

Lajmet e Fundit