-0 C
Prizren
E diel, 11 Janar, 2026

UPZ-në e vizituan një grup me studentë nga Universiteti Drake-Iowa në SHBA

UPZ-në e vizituan një grup me studentë nga Universiteti Drake-Iowa në SHBA

Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të martën e kanë vizituar një grup me studentë të profileve të ndryshme nga Universiteti Drake në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ata u pritën nga Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj u.d. rektor në UPZ dhe bashkëpunëtorët e tij. Ai i njoftoi studentët me gjendjen në universitet, të arriturat dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet ky institucion.

Ndër të tjera, u.d. rektori Temaj u bëri të ditur se në UPZ është specifikë organizimi i studimeve në disa drejtime, krahas gjuhës shqipe edhe në gjuhën turke dhe boshnjake, në Fakultetin e Edukimit dhe në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.

Ai theksoi se UPZ ka bashkëpunim me shumë universitet, si brenda vendit, në regjion dhe më gjerë, përfshirë edhe SHBA-të. Studentët ishin kureshtarë të dinin më shumë për UPZ-në dhe për gjendjen në arsimin e lartë në përgjithësi në vend. Në fund të vizitës ata u njoftuan me hapësirat në kampusin e Universitetit.

Më Shumë

Kuvendi Komunal i Prizrenit thërret mbledhjen e parë të rregullt më 16 janar

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka ftuar anëtarët e Kuvendit në mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2026, e...

I zhdukur prej 23 dhjetorit, kërkohet ndihmë për gjetjen e 42-vjeçarit nga Prizreni

Policia e Kosovës ka lëshuar njoftim për zhdukjen e Riza Thaqit, 42-vjeçarit nga Prizreni, për fatin e të cilit nuk dihet asgjë që dy...

Lajmet e Fundit