Partia Konservatore aftëson vëzhguesit për ruajtjen e votave

partia e beni kizollitPartia Konservatore e Kosovës ka mbajtur takimin e punës me 100 vëzhguesit e saj me qëllim të përgatitjes së tyre për ditën e zgjedhjeve.

Kandidati i PK-së, për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli tha se brenga kryesore e Partisë Konservatore të Kosovës nuk është votimi. “Brenga jonë është se si t’i ruajmë votat e fituara në ditën e zgjedhjeve, pasi që është e bindur se ka mbështetje të gjerë nga qytetarët në një anë dhe në anën tjetër do të ketë tentativa që të manipulohen votat e qytetarëve në mënyra të ndryshme nga subjektet tjera”, tha Kizolli.

Sipas tij, ardhmëria e një vendi varet nga procesi i drejtë dhe demokratik zgjedhor pa intervenime dhe manipulime sepse mundëson që vota e shenjtë e qytetarit sovran të mbrohet dhe numërohet ashtu siç duhet. Nëse manipulohet apo vidhet vota e qytetarit atëherë manipulohet dhe vidhet edhe ardhmëria e vendit.

“Duke pasur parasysh përvojat e hidhura nga zgjedhjet e kaluara, ju vëzhguesit tonë jeni garancia dhe mbrojtja e vetme që do të kemi në mbrojtjen e votave tona. Puna e juaj është thelbësore dhe e shenjtë sepse nga puna e juaj do të varet edhe suksesi i procesit zgjedhor në përgjithësi dhe ardhmëria e qytetit tonë në veçanti. Të mos lejojmë që ardhmëria jonë të vidhet nga dashakeqësitë e demokracisë dhe të vendit ”, Kizolli.

Ai ëhstë zotuar se në mandatin e fituar me ndihmën e qytetarëve të Prizrenit do të çrrënjosë të gjitha manipulimet dhe keqpërdorimet kronike si dhe do të largojë nga skena politike njerëzit që janë dëshmuar si të tillë.

Partia Konservatore e Kosovës hapjen e fushatës elektorale do ta bëjë me 03 tetor 2013, (e enjten në ora 19:00 në restorantin Marash, pranë rrapit të vjetër i cili është edhe simboli i partisë i cili tregon vjetërsinë, fortësinë, krenarinë dhe mbijetesën nëpër vështirësitë kohore. /PrizrenPress.com/

 

 

Më Shumë

Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Rahovecit. Hamza në Rahovec nuk mungon puna, por mungon mbështetja e...

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit