I kërkuar për laboratorin e drogës në Has, shtetasi turk gjendet i vdekur në Prishtinë

Një ndër personat e kërkuar nga drejtësia shqiptare për përfshirjen e tij në laboratorin e drogës në Has, është gjetur i vdekur në një banesë në Prishtinë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur më 2 dhjetor të vitit 2018, por vetëm këtë të enjte është bërë publike.

Fjala është për 48 vjeçarin me shtetësi turke Nejdet Cesuroglu, i cili ishte shpallur në kërkim nga Krimet e Rënda për akuzën e organizimit dhe ngritjes së laboratorit të drogës në Has.

Në banesën ku turku u gjet i vdekur, policia kosovare ka gjetur edhe një sasi heroine. Dyshohet se ai është vrarë edhe pse nuk janë ende të qarta rrethanat e vdekjes së tij.

Në kërkim është edhe një turk tjetër i identifikuar si Iskënder Sale, 35 vjeç. Në arrati është edhe ideatori i ngritjes së këtij laboratori në Has, biznesmeni Admir Hoxha. /Express

Më Shumë

Nënshkruhet marrëveshja për dislokimin e rezervuarit në Kalanë e Prizrenit

Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Ekonomisë dhe Hidroregjioni Jugor kanë nënshkruar një marrëveshje tripalëshe për realizimin e projektit kapital “Dislokimi i rezervuarit...

OVL-UÇK në Prizren i dhuron motor elektrik invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren ka njoftuar se, falë donacionit të kompanisë “Sat Styro”, është dhuruar një motor elektrik për...

Lajmet e Fundit