Të hënën pritet të rifillojë mësimi në shkollat e Prizrenit

Drejtori i Arsimit në Prizren, Skënder Susuri, shpreson se të hënën do të rifillojë procesi mësimor në këtë qytet.

“Ka lëvizje pozitive që të hënën të rifillojë procesi mësimor në Prizren”, tha Susuri për ‘RTVB’.

Ai, tregon se për fillimin e procesit mësimor janë të interesuar edhe disa mësimdhënës dhe Këshillat e prindërve.

“ I kam nënshkrimet të Këshillave të prindërve dhe të një numri të mësimdhënësve të cilët kërkojnë fillimin e procesit mësimor”, ka thënë Susuri,transmeton PrizrenPress.

Ndërkaq, greva e mësimdhënësve në shkolla, ka hyrë në javën e dytë edhe në Prizren.

Ata kanë refuzuar ofertën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për rritjen e pagave.

Drejtori Susuri tha se të gjithë mbështesin kërkesën e mësimdhënësve për pagat, por jo edhe për formën e protestës.

“Edhe unë do të dal bashkë me mësimdhënësit në protesta, por jo të mbesin fëmijët në shtëpi”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Totaj për ozurpimin e hapësirave publike në Prizren/ I ftojë pronarët e bizneseve t’i lirojnë ato

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se çështja e uzurpimit të hapësirave publike mbetet një ndër sfidat e vazhdueshme për komunën, duke theksuar se...

Lajmet e Fundit