19.9 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025

Prizren: Një muaj paraburgim ndaj të pandehurës për detyrim në prostitucion

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurës me iniciale Z.T. nga Durrësi Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, mundësi ose detyrim në prostitucion nga neni 241 par.1. të KPRK-së.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 24.01.2019 e cila do të zgjasë deri me datën 24.02.2019.

“Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se në ditën kritike me datën 24.01.2019 në rrugën e tranzitit në Prizren, saktësisht në hotel “Vila A1”, e njëjta rekruton, organizon, ndihmon ose kontrollon personin tjetër, me qëllim prostitucioni, në atë mënyrë që në këmbim të parave ndihmon të dëmtuarat me iniciale R.T. dhe E.Ç. , që të kryejnë prostitucion me persona tjerë, në këtë rast punëtorët e policisë, ishin involvuar duke simuluar blerjen e shërbimeve të prostitucionit në shumën e përgjithshme prej 120 euro”, thuhet në komunikatë.

Gjykata konsideron se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, ngase e pandehura me iniciale Z.T. me veprimet e saja antiligjore, rrezikshmërinë shoqërore dhe shqetësimet e krijuara tek të dëmtuarat është evidente, pasi që e pandehura me sjellje të saja ka keqpërdorur dhe kontrolluar persona të tjerë me qëllim të prostitucionit dhe atë, bijën e saj dhe vajzën e motrës, kjo e arsyeton faktin se me qëndrimin e saj në liri e njëjta mund të pengojë rrjedhjen normale të kësaj procedure penale duke ndikuar në të dëmtuarat, në dëshmitarët e mundshëm dhe e pandehura mund ta shfrytëzoj këtë fakt, dhe me këtë mund të asgjësoj, fshij, ndryshoj deklarimet e tyre.

“Andaj masa e paraburgimit është më se e arsyeshme dhe e domosdoshme në zbatimin me sukses të procedurës penale – hetimore”, thuhet në komunikatë.

Më Shumë

Shpresa Murati emërohet drejtoreshë e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar Shpresa Muratin drejtoreshë të Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (DPMS). Sipas tij, ajo sjell...

1.5 milion euro investime të reja infrastrukturore në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, nënshkruan një memorandum...

Lajmet e Fundit