Prizren: I dyshuari për vjedhje mbetet në paraburgim

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale E.S. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, vjedhje e rëndë nga neni 327 par.1.dhe nën parag.1.1.të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 25.01.2019 e cila do të zgjasë  deri me datën 25.02.2019.

Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se në ditën kritike me datën 25.01.2019 gjatë orëve të natës në Prizren, në rrugën “Musa Shehëzade”, saktësisht në shtëpinë e të dëmtuarit me inicialet  E.K. , në bashkëveprim me të miturin me iniciale R.R. dhe me një person tjetër i cili gjendet në arrati, i marrin pasurin e luajtshme tjetrit, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete në atë mënyrë që duke përdorur forcën thyejnë derën e hyrjes të dëmtuarit ku nga aty marrin: një  TV Plazma, një DVD, një studio, vegla pune, bizhuteri, perde dhome dhe gjësende të tjera të paidentifikuara, dhe se sendet e vjedhura i dërgojnë në një shtëpi të cilën i pandehuri me iniciale E.S. , e kishte me qëra.

Më Shumë

Në Savrovë përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

Në fshatin Savrovë të Suharekës është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nderim të bijve dhe bijave të rënë për lirinë e vendit. Në këtë aktivitet,...

PDK në Prizren po i përmbyll takimet mobilizuese me besim në fitore

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se shtabi zgjedhor i kësaj partie po i...

Lajmet e Fundit