Simir Kransiqi: Haskuka ka dështuar


Shefi i Grupit të Kuvendarëve të PDK-së Simir Kransiqi, në mbledhjen e sotme të Kuvendit, akuzoi kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka, se kot po krenohet me të hyrat vetanake.

“Ju krenoheni se janë rritur të hyrat, që nuk është e vërtet. Sa do të hyjë në punë kjo rritje kur mbi 7 milion euro ju kanë shkuar në suficit”, tha ai, transmeton PrizreniSot.

“ Prandaj, kryetari dhe kabineti i tij janë të dështuar”.

Në vijim të fjalës së tij Krasniqi ia numëroi kryetarit Haskuka, shpenzimet e luksit të cilat sipas tij, në vitin 2018 janë rritur për 200 për qind.

Krasniqi e shtroi edhe një pyetje për kryetarin.

“A ishte premtim elektoral që punësimet do të jenë me transparencë të plotë dhe nuk do të ketë ndikime politike? pyeti ai dhe shtoi e keni mbushur Komunën me militantë politikë. Athua nuk ka Prizreni kuadër që punësoni militantë edhe nga Malisheva” tha Krasniqi.

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit