Millaku: Kosova me institucione të krimit

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvend në lidhje me abuzimin seksual të një të miture në Drenas, tha se institucionet në Kosovë janë institucione të krimit.

Sipas saj, Kosova nga sistemi i tanishëm është shndërruar në një shtet të pashpresë.

“Reagimi i opinionit publik ka qenë i njëzëshëm që të merren masa. Çdo ditë ne hasim abuzime dhe shkelje të dinjitetit të njeriut. Institucionet janë formuar për t’i mbrojtur qytetarët e jo për t’i keqpërdorur ata. Institucionet tona janë kryer në institucione të krimit. Jemi shndërruar në një vend ku lartësohen idiotët e shpërblehen dhunuesit. Kjo gjë po e shkatërron shoqërinë tonë”, tha ajo./Zëri/

Më Shumë

PDK në Prizren po i përmbyll takimet mobilizuese me besim në fitore

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se shtabi zgjedhor i kësaj partie po i...

27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj

Sot bëhen 27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj. Zenun Çoçaj u lind në shkurt të vitit 1952 në fshatin në Gjonaj të Hasit...

Lajmet e Fundit