Suharekë:Rregullohen shportat e dëmtuara të mbeturinave në parkun “Shtigjet e ecjes”

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se janë rregulluar shportat e mbeturinave në parkun “Shtigjet e ecjes”.

Po ashtu, ai ka bërë me dije se pas rregullimit të këtyre shportave është bërë edhe pastrimi i ambientit në këtë zonë.

“Shportat e dëmtuara nga ata që nuk i duan të mirën vendit, u rregulluan sërish nga njerëzit e vullnetit të mirë, për të ofruar ambientin që qytetarët të ecin dhe relaksohen në ‘Shtigjet e ecjes’. U pastrua edhe ambienti nga mbeturinat e hedhura, të cilat mund ta dëmtonin imazhin e mirë që e duam të gjithë. Roja më i mirë dhe më i sinqertë është qytetari. Ai e ndërton vetëdijesim dhe dashurinë për rregull, kur e dëshmon hapur duke dhënë këshilla ose duke denoncuar tek institucionet shkelësit e ligjit. Unë e besoj në këtë. Punoj çdo ditë ngase e di se bashkë do ta realizojmë Komunën e Therandës me ambient të pastër kudo”, ka thënë Muharremaj.

Më Shumë

Komiteti për Komunitete në Prizren trajton mundësitë për të rinjtë në FSK

Në Komunën e Prizrenit është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesja Sevilay Igci Hapçi. Në takim morën pjesë anëtarët...

Suhareka siguron rreth 4 milionë euro për ndërtimin e QKMF-së së re

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se komuna ka siguruar një investim prej rreth 4 milionë eurosh nga Ministria e Shëndetësisë...

Lajmet e Fundit