OSBE interesohet për vazhdimin e akreditimit të programeve në gjuhën turke dhe boshnjake në UPZ

OSBE interesohet për vazhdimin e akreditimit të programeve në gjuhën turke dhe boshnjake

Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, u.d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të enjten ka pritur në takim, z. Nils Johannes, përfaqësues i OSBE-së në Zyrën Regjionale në Prizren nga Sektori i Komuniteteve.

Temë diskutimi ishte njoftimi me aspekte teknike për procesin e akreditimit të programeve në gjuhën turke dhe boshnjake në UPZ. U.d. Rektori Temaj i njoftoi me zhvillimet e fundit rreth akreditimit, duke theksuar se janë në proces të koordinimit me përfaqësuesit e Agjencisë për Akreditim, në mënyrë që të vazhdohet me programet në gjuhët e komuniteteve në Fakultetin e Edukimit dhe në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.

Ai shtoi se presim mirëkuptim edhe nga AK pasi që është shumë e rëndësishme për komunitetin turk dhe boshnjak. Z. Johannes theksoi se edhe ata do të interesohen për këtë çështje duke parë nevojën e komunitetit.

Më Shumë

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Lajmet e Fundit