9.5 C
Prizren
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Një shtet i marrë me qira

Imer Mushkolaj

Për 11 vjet me radhë qasja e atyre që e udhëhoqën Kosovën ishte si ndaj një shteti të marrë me qira, si ndaj një prone që mund ta shfrytëzosh, edhe mund ta dëmtosh, por s’je i obliguar të paguash asgjë. Sot, kur qytetarët shënojnë 11 vjetorin e shtetit të tyre, qenësinë e këtij shteti e rrezikojnë pikërisht ata që thonë se janë më meritorët për të.

Kur më 17 shkurt 2018 Kosova u shpall shtet i pavarur, është vështirë e besueshme që kosovarët të kenë menduar se më shumë se një dekadë më pas gjendja do të ishte kështu si është tash. Njerëzit ishin plot shpresë se më në fund gjithçka do ta merrte të mbarën, pasi që po bëheshin me shtet, po bëheshin zot të vetes. Njerëzit ishin plot besim se shteti që po lindte do të ishte në shërbim të tyre. Por, nuk doli të jetë kështu.

Ata që pa turp ngarendën të marrin merita se e bënë shtetin, ose se kontribuan më shumë se të tjerët në bërjen e tij, po ashtu pa turp ngarendën ta kapin po këtë shtet dhe ta kthejnë në shërbim të vetin.

Për 11 vjet me radhë, shteti i ri vuajti lakminë dhe pangopësinë e të gjithë atyre që e panë më shumë si mundësi për ta plaçkitur, sesa për ta ndërtuar. Që e panë shtetin më shumë si mundësi për të përfituar nga ai, sesa për ta ruajtur e zhvilluar atë. Për 11 vjet me radhë, shteti i ri u godit u sulmua nga brenda e jashtë, erdhi duke u ligur e zvetënuar, me rrezikun që të mbetet veç një karikaturë prej shteti që secili e shfrytëzon përdor për interesa të veta.

Ia shkatërruan arsimin e shëndetësinë, ia kapën institucionet, ia shtuan varfërinë e mjerimin. Ia rritën korrupsionin e nepotizmin, i izoluan qytetarët dhe ua humbën shpresën. Krejt këto për një dekadë. Një dekadë e gjatë për shumë të këqia.


Sot, kur qytetarët shënojnë 11 vjetorin e shtetit të tyre, me çfarë mund të krenohen? A mjafton të thuhet vetëm se kanë shtet?

Për 11 vjet me radhë, njerëzit që e kanë udhëhequr këtë shet nuk kanë arritur të shtrijnë praktikisht sovranitetin në gjithë territorin e tij. Nuk kanë arritur t’i sigurojnë shtetit subjektivitetin e duhur juridik ndërkombëtar. Nuk kanë aritur ta anëtarësojnë në organizata të rëndësishme ndërkombëtare. Kanë bërë marrëveshje të dëmshme me Serbinë.

Për 11 vjet ata nuk kanë arritur ta zhvillojnë shtetin ekonomikisht, nuk kanë arritur ta bëjnë tërheqës për investitorë të jashtëm, nuk kanë arritur t’iu sigurojnë qytetarëve punë e dinjitet.

Për 11 vjet nuk kanë arritur – nuk kanë dashur të arrijnë – të ndërtojnë institucione të pavarura të drejtësisë, nuk e kanë luftuar – përkundrazi, e kanë kultivuar sa e ku kanë mundur – krimin e organizuar, korrupsionin e nepotizmin. Për 11 vjet qasja ndaj shtetit nga ana e tyre ishte si ndaj një shteti të marrë me qira, ndaj një prone që mund ta shfrytëzosh, edhe mund ta dëmtosh, por s’je i obliguar të paguash asgjë.

Për 11 vjet qytetarët kanë pritur të realizohen së paku disa nga premtimet/rrenat e thëna vazhdimisht për përmirësimin e mirëqenies së tyre. Mirëqenia është përmirësuar, por vetëm për një grup njerëzish që pa zgjedhur formë e mjete kanë zhvatur e plaçkitur vazhdimisht.


Sot, kur qytetarët shënojnë 11 vjetorin e shtetit të tyre, ata që rrahin gjoks që kanë meritat më të mëdha për të, e kanë nxjerrë këtë shet në pazar. I kanë nxjerrë në pazar kufijtë e shtetit, e kanë nxjerrë në pazar të ardhmen e shtetit.

Atyre nuk iu ka bërë fare përshtypje që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka konfirmuar të drejtën e ekzistimit si shtet, por i kanë dhënë mundësi Serbisë që të bashkëqeveris në Kosovë, të vendos për rregullimin e brendshëm të Kosovës. Këta njerëz kanë pranuar që, bashkë me Serbinë, të vënë në pazar kushtetutën e shtetit të ri, të vënë në dyshim statusin e këtij shteti.

Sot, kur qytetarët shënojnë 11 vjetorin e shtetit të tyre, qenësinë e këtij shteti e rrezikojnë pikërisht ata që thonë se janë më meritorët për të.

Një dekadë e një vit pas shpalljes së pavarësisë, kosovarët janë konfuzë sa i përket të ardhmes së shtetit të tyre. Të shtetit që u shpall e u njoh brenda kufijve të caktuar, që tash po duan t’ia ndërrojnë, të shtetit që tash po duan ta zhbëjnë, duke iu hapur rrugë opsioneve të tjera që nuk dihet si do të përfundojnë.

E tëra që mund t’iu këtë lënë shije të mirë qytetarëve për këto 11 vjet shtetësie mund të jetë transformimi i FSK’së në ushtri. Por, gjithçka tjetër i çon ata të mendojnë seriozisht që ta braktisin këtë vend, të cilin pushtetarët e dërmuan e shkatërruan sa më s’ka, duke rrezikuar të zhbëhet para se të bëhet si duhet./Gazeta Express/

Më Shumë

Sot nis turneu ndërkombëtar ‘Adem Jashari’

Federata e Boksit e Kosovës (FBoxK) do të organizojë turneun e 26-të ndërkombëtar “Adem Jashari”, i cili do të nis sot pasdite në Pallatin...

Erërat e fuqishme dëmtuan sot serrat në komunën e Mamushës

Erërat e fuqishme kanë dëmtuar sot serrat në komunën e Mamushës. Një lexues i “Zërit” ka thënë se bujqit që po përgatiteshin për mbjelljet verore...

Lajmet e Fundit