8.1 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Asambleistja Balaj e krahason Prizrenin me Graçanicën: 11 vjetori i Pavarësisë pa seancë solemne

Në prag të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, komunat e Kosovës kanë filluar përgatitjet dhe dekorimet festive.

Teksa komunat kanë publikuar edhe agjendat e tyre se si do të festohet 11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, asambleistja e Kuvendit të Prizrenit, Sherife Balaj, ka shprehur indinjat se si Komuna e Prizrenit, nuk organizon Seancë Solemne për nderë të Ditës së Pavarësisë.

Madje, Balaj, një gjë të tillë e krahason me Komunën e Graçanicës dhe komunat e tjera që udhëhiqen nga komuniteti jo shumicë, transmeton Ballkani.info

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë:

“Komuna e Prizrenit, nuk organizon Seancë Solemne për nderë të Ditës së Pavarësisë.

Njësoj me Komunën e Graçanicës dhe Komunat e tjera që udhëhiqen nga komuniteti jo shumicë.

Edhe ashtu se njohin Shtetin nga i cili marrin paga dhe miljona nga institucionet e tij.

Bëj thirrje Institucioneve të Shtetit dhe qytetarëve, pa dallime, të Republikës së pa varur t’Kosovës, të organizohet dhe t’festohet me dinjitet dhe moral të lartë njerëzor.

Urime!”

Më Shumë

Abrashi: Presim të fitojmë mbi 50 për qind

Kandidati për deputet nga LVV-ja, Artan Abrashi, tha për RTV21 se ky subjekt politik po hyn në zgjedhje me një program të qartë dhe...

Mesjava sjell super përballje në ProCredit Superligë

Të mërkurën dhe enjten zhvillohen ndeshjet e javës së 12-të të ProCredit Superligës. Në këtë mesjavë priten shumë përballje interesante, me elitën e basketbollit,...

Lajmet e Fundit