12.6 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Zëdhënësi i Policisë në Prizren qan për viktimat e Zhurit(Video)


Mes lotësh trishtimi, zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Vesel Gashi, ka dhënë lajmin për vdekjen tragjike të tre personave në aksidentin Prizren-Zhur.

Ai, nuk ka mundur të përmbahet para kamerave të mediave, kur ka folur për rrethanat e aksidentit tragjik.

“Uroj që në rrugët e Kosovës asnjë herë të mos shohim pamje të tilla të thërrmueshme “, ka thënë Gashi.

Aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e sotme në fshatin Zhur të Prizrenit ka lënë tre persona të vdekur, konkretisht: babai me dy djemtë e tij që janë gjithashtu nga fshati Zhur.

Mësohet se djemtë janë të moshës së re./PrizrenPress.com/

PAMJE NGA AKSIDENTI:

Data

Më Shumë

Kapet mashtruesi serb në Vërmicë, bashkë me disa persona përfituan mbi 1.5 mln euro

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Vërmicë, i cili dyshohet se me persona të tjerë kanë kryer veprën penale falsifikim të dokumenteve/pasaportës dhe...

QRTK në Prizren dhe DKRS në Malishevë thellojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Në vijim të angazhimeve institucionale për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren zhvilloi një takim pune me...

Lajmet e Fundit