Gjykata Speciale fton edhe një themelues të UÇK’së në Suharekë

Ish-shefi i Shtabit të Përgjitshëm të Operativës së Brigadës 123 në Suharekë, Agim Kuçi, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale në Hagë.

Agim Kuçi nga Suhareka është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale të Hagës. Nga kjo Gjykatë ai është ftuar në cilësinë e të dyshuarit, raporton Gazeta Express.

Gjatë kohës së luftës ai kishte qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm të Operativës së Brigadës 123 në Suharekë si dhe komandat i Brigadës 122 (Malishevë) dhe Brigadës 123 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Agim Kuçi jeton në Holandë, dhe sipas burimeve të sigurta të Gazetës Express, ai e ka marrë ftesën që të paraqitet në Gjykatën Speciale në Hagë me 21 dhe 22 mars të vitit 2019.

Ftesën nga Specialja e ka konfirmuar edhe vetë Agim Kuçi për Express.

“Do të shkoj me vertetu dhe një here luftën e drejtë e të pastër që e ka bë UÇK”, ka thënë Kuçi për Gazetën Express.

Agim Kuçi është i afërt i deputetit të AAK-së, Blerim Kuçit, i cili po ashtu para pak ditësh ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale dhe daja i zëvëndësministrit të Mbrotjes, Burim Ramadanit./GazetaExpress/

Më Shumë

Zafir Berisha nuk është kandidat në këto zgjedhje, parashikon zgjedhje të reja pas tre muajsh

Ish-deputeti i disa legjislaturave në Kuvendin e Kosovës, Zafir Berisha ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës. Ai...

PDK nuk e merr Fatmir Limajn në listë zgjedhore, Kryesia vendos kundër

Kryesia e PDK-së ka vendosur të mos e përfshijë Fatmir Limajn në listën e tyre zgjedhore. Brenda kryesisë nuk ka pasur disponim dhe as nuk...

Lajmet e Fundit