Akuza e kundërakuza në Kuvendin e Prizreni(Video)

Të enjtën, është mbajtur mbledhja e dytë për këtë vit e Kuvendit të Prizrenit, në të cilen janë shqyrtuar e disa edhe miratuar nga shumica e anëtarëve të organit më të lartë legjislativ të kësaj komune.

Gjithashtu, nuk kanë munguar edhe debate të ndryshme, me theks të veçantë zhvillimet në sektorin e arsimit. Pika e cila ka të bëjë me pyetjet e kuvendarëve dhe përgjigjet e drejtorëve dhe zyrtarëve komunal, sërish ka zgjuar më së shumti debat në seancën e së enjtës së Kuvendit të Prizrenit.

Më së shumti pyetje ka patur për drejtorin e arsimit, e njëra ndër to ishte e parashtruar nga shefi i GK të AAK-së, Ilir Baldedaj, për punësime familjare të zyrtarëve të këtij dikasteri, duke përmendur një rast të tillë në shkollën “ Nazim Kokollari”, në lagjen “ Dardania”. Ndërsa, në përgjigjen e tij, drejtori i Arsimit, Skender Susuri, tha se nuk është e vërtet që e bija e kryeinspektorit të këtij sektori të jetë e punësuar në këtë institucion shkollor.

Ndërsa, anëtarja e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Bushrani , kritikoi drejtorinë e Arsimit për shkelje në konkurse, duke thënë se prej tash rastet do t’i paraqes në Prokurori, derisa drejtori i DKA-së, Skënder Susuri mohoi këto akuza. Ndërkaq, kuvendari i LDK-së, Behar Begaj, ka shprehur shqetësimin pse nuk ka marr përgjigje, në shqetësimet e ngritura në mbledhjen e kaluar, rreth ndërprerjes së punimeve në Stadiumin e futbollit si dhe rreth Shtëpisë së Kulturës në Zhur.

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar dhe miratuar edhe pikat e përcaktuara për rend të ditës, ku është veçuar propozimi i akt themelimit që Prizrenit të bëhet me Muze./tvprizreni.info/

Pr

Më Shumë

Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, prezanton projektin 450 mijë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit vizitoi Kalanë e Prizrenit, me ç’rast njoftoi se Qeveria...

27 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, Haxhiu: E vërteta për të është detyrim

Sot janë mbushur 27 vjet nga zhdukja me forcë e prof. Ukshin Hotit, intelektualit, mendimtarit politik dhe veprimtarit të çështjes kombëtare. Ushtruesja e detyrës së...

Lajmet e Fundit