7.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Zbulohet një lokacioni prej nga shpërndahej droga në shkollat e Prizrenit (VIDEO)

Sonte në orët e mbrëmjes, hetuesit e Njësitit të Antidrogës në Prizren, kanë zbuluar një lokacion ku kanë qenë të groposura substanca narkotike në një moçal në afërsi të Terminalit Doganor.

Zyrtari për informim, Vesel Gashi, tha se lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar, ndërsa dy të tjerë ndodhen në arrati.

Ai tha gjatë këtij aksioni janë konfiskuar 10 kg drogë, e cila dyshohet të jetë e llojit ‘marihuanë’, në këtë lokacion i cili ka shërbyer për furnizim me mjete narkotike dhe se hetimet janë në fazën fillestare.

Sipas dyshimeve të para, ky lokacion i zbuluar nga policia, shërbente si pikë për paketimin dhe shpërndarjen me substanca narkotike nëpër disa shkolla të Prizrenit./TV Prizreni/

Më Shumë

Hyn në fazën finale renovimi i Qendrës Sportive “Sezai Surroi” në Prizren

Punimet për renovimin e plotë të Qendrës Sportive “Sezai Surroi” në Prizren kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa aktualisht po punohet në rregullimin e...

OVL e UÇK-së: Keqkuptimi në Has është tejkaluar, bashkëluftëtarët mbeten të bashkuar

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës (OVL e UÇK-së) ka njoftuar se një keqkuptim i ndodhur disa ditë më parë në...

Lajmet e Fundit