Jasharaj: Do ta padisim këdo që bën presion për zëvendësimin e orëve

Padi ndaj kujtdo që u bën presion mësimdhënësve për të zëvendësuar orët e humbura gjatë grevës në arsim, kanë paralajmëruar drejtues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK).

Sindikalistët po kritikojnë disa drejtorë komunalë të Arsimit dhe drejtor shkollash se për t’i hyrë në hatër ministrit Shyqiri Bytyqi po u kërkojnë mësimdhënësve që të zëvendësohen orët e humbura gjatë 15 ditëve të grevës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në fund të muajit shkurt, Bytyqi mori vendim që pesë ditë të zëvendësohen nga pushimi pranveror në muajin prill, 5 ditë të shtuna të zëvendësohen gjatë vitit shkollor 2018/2019, si dhe 5 ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019.

Ndaj këtij vendimi, SBASHK-u ka bërë padi në gjykatë, ku ka kërkuar që të mos zëvendësohen orët pa pasur një vendim të Gjykatës. Megjithatë, të premten Gjykata Themelore e ka refuzuar kërkesën për shtyrje të ekzekutimit të vendimit duke e konsideruar si të pabazuar.

Më Shumë

Liria e Prizrenit konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi

Liria e Prizrenit  ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi, i cili do ta udhëheqë skuadrën edhe për tre vitet e ardhshme. Në...

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

Lajmet e Fundit