18.3 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Rexhaj: Besoj në fisnikërinë e qytetarëve të Prizrenit

vv hap tubiminLëvizja Vetëvendosje! në Prizren, ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore. Kandidati për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj, në këtë tubim tha se këto zgjedhje do të jenë një kapitull i ri ku do të ndryshohet mendësia e vjetër me një mendësi të re. “Do të hapet një kapitull ku do t’i jepet rast qytetarit të thjeshtë që të ndihet pjesë aktive dhe e respektuar e shoqërisë. Një kapitull ku qeveria do të jetë e qytetarëve, e dal nga vullneti i saj dhe për interesat e saj. Tash e 8 vite, qytetarët më së shumti i kanë vuajtur pasojat e korrupsionit dhe nepotizmit, të cilat kanë shkatërruar çdo tendencë të zhvillimit ekonomik e shoqëror në Prizren”, tha Rexhaj

Ai tha se beson në shpirtin e madh të qytetit të Prizrenit. “Besoj në vlerësimin fisnik të këtij qyteti. Dhe me 3 nëntor, ky vlerësim do të jetë për Lëvizjen Vetëvendosje”, tha Rexhaj.

Kandidati për kryetar të Prizrenit,Arbër Rexhaj ka marrë mbështetje edhe nga deputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e VV-së,Visar Ymeri. Ai tha se tani është koha që qytetarët e Prizrenit të shprehin vullnetin dhe marrin vendimin për të ardhmen e tyre. “Ky qytet ka nevojë për ndryshim rrënjësor, dhe për ta bërë këtë duhet pasur dija, vullneti dhe guximi. Të gjitha këto i gjejmë tek Arbër Rexhaj”, tha Ymeri.

Sipas tij Lëvizja Vetëvendosje! është i vetmi subjekt që po rritet në Kosovë. “Dhe fitorja jonë e madhe do të nisë nga Prizreni”, tha Ymeri./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kurti: Ofruam dy kompromise, opozita s’u tregua e gatshme për marrëveshje

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e partive politike që iu përgjigjën ftesës së tij për takim,...

Albion Kurtaj zyrtarizohet te Liria

Skuadra prizrenase, Liria ka konfirmuar afrimin e futbollistit Albion Kurtaj, i cili do t’i bashkohet repartit ofensiv për sezonin e ri, raporton PrizrenPress. “Sulmuesi anësor...

Lajmet e Fundit