Vetura po qëndron ende e parkuar. Me të njëjtën 30 vjeçari nga Reshtani kishte ardhur në vendin e tij te punës. Por, gjatë kohës sa po bënte ndërrimin e orarit dikush ia morri jetën.
Shefik Spahiu, pjesëtar i policisë së Kosovës- respektivisht rreshter në rajonin e Veriut në Prizren dyshohet se e ka kryer vrasjen.
E kolegët e këtij zyrtari policor po vazhdojnë të jenë prezent në vendin ku ndodhi krimi.
Në kërkesën e prokurorisë për paraburgim të cilën e ka siguruar T7 arma me te cilën Rreshter Spahiu dyshohet se kishte kryer vrasjen është e tipit Glock kalibër 9mm.
Këtë model të armës e përdorin të gjithë zyrtarët policor në Kosovë.
Mirëpo ekipet e forenzikës por edhe inspektorati policor nuk preferojnë të japin detaje.
Nga Inspektorati i Policisë, thonë se ende është herët për të ditur motivet e kësaj vrasje.
Por, burime të T7 brenda organeve të sigurisë tregojnë se polici i dyshuar për kryerjen e vrasjes në Reshtan, frekuentonte shpesh lojërat e fatit.
Burime të njëjta bëjnë me dije se ditën kur u krye ky krim, Shefki Spahiu kishte humbur një shumë të parave dhe se ka dyshime se si pasojë e kësaj i mori jetën edhe 30 vjeçarit që ishte punëtor i kazinos.
E nga Prokuroria Themelore e Prizrenit kanë treguar se tashmë kanë marrë kallëzimin penal nga IPK dhe se të martën do të mbahet seanca për shqiptimin e masës së sigurisë.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar që ndaj të dyshuarit të shqiptohet masa e paraburgimit.
Por, vrasja që ndodhi në fshatin Reshtan nuk ishte e vetmja që u krye brenda ditës së diele në Suharekë.
Një vrasje tjetër ndodhi në fshatin Studenqan.
Atje dyshohet se për mosmarrëveshje pronësore, vëllai ka vrarë vëllain.
Edhe ndaj këtij të dyshuari, që edhe më parë ka qenë i dënuar për vrasje prokuroria ka kërkuar paraburgim.
Ndërkohë, në Studenqan familja Gega kanë hapur dyert për te pame.
Por, nuk kanë preferuar që të flasin para kamerës.
Ndërkohë, në këtë incident e plagosur ka mbetur edhe një grua.
Ndërsa T7 mëson se gjendja e saj është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.