7.2 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Fitorja e Vetëvendosjes, do të jetë fitore për qytetarët e Sharrit

vv sharrLëvizja Vetëvendosje! ka mbajtur tubimin elektoral në komunën e Sharrit. Kandidati për kryetar të Komunës, Bledi Kurtishi, tha se ndryshimi në Sharr është i domosdoshëm. Ai foli në pika të shkurtra për Alternativën Qeverisëse të Vetëvendosjes, për Komunën e Sharrit, duke u fokusuar më shumë në sferën e bujqësisë dhe blegtorisë.  “Sektori i bujqësisë dhe blegtorisë prej prioriteteve më të rëndësishme të Vetëvendosjes në Sharr. Mungesa e subvencioneve e ka dëmtuar në masë të madhe bujqësinë dhe blegtorinë në këtë rajon, të cilat përbëjnë palcën e ekonomisë së këtyre fshatrave. Për zgjidhjen e këtij problemi, Vetëvendosje! gjatë mandatit të saj qeverisës do t’i investojë në formën e subvencioneve 10 mije euro në vitin e parë, 15 mijë euro në të dytin, 20 mijë viti në të tretë dhe 25 mijë në vitin e katërt”, tha Kurtishi.

Ai tha se VV-ja synon që karshi prodhimit të lëndës së parë t’i ndërmarrë hapat e parë për finalizimit e prodhimeve bujqësore, duke ndikuar në këtë mënyrë krijimin e vendeve të reja të punës, uljen e deficitit tregtar, rritjen e buxhetit, e si rrjedhojë edhe në rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe zbutjen e varfërisë.
Kandidatja për Kuvendin Komunal, Flutura Tërshnjaku, tha ndërkaq se rinia në komunën e Sharrit, nuk ka perspektivë. “Kuvendi Komunal i Sharrit dhe Drejtoria e Arsimit, janë të vetmet vende ku mund të punësohen rinia jonë e shkolluar, por këto dy institucione kanë ndezur dritën e kuqe për të diplomuarit jashtë partisë së tyre”, tha ajo.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti, tha se Komuna e Sharrit vazhdon të mbetet një komunë të cilës i mungon edhe zhvillimi edhe drejtësia. “Komuna e Sharrit ka shumë probleme të cilat ne do t’i adresojmë e zgjidhim një nga një. Problemi, mbase kryesor, është migrimi i popullsisë. Migrimi i të rinjve që po e lëshojnë Kosovën nga kjo komunë, dhe migrimi i familjeve të cilat po zhvendosen për në qytetet e Kosovës”, tha Kurti.
Ai shtoi Sharrit ka popullsi të fortë e bujare, por ka institucione të dobëta e udhëheqje të padrejtë. “Kjo duhet të ndryshohet. Kjo udhëheqje duhet të ndërrohet. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Goli i anuluar që ndezi polemikën: Liria kundër vendimit të VAR-it në derbin me Vushtrrinë

Pas përfundimit të derbit të Ligës së Parë mes FC Lirisë dhe KF Vushtrrisë, klubi prizrenas reagoi ndaj vendimit të gjyqtarit Rrezart Hasani dhe...

60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit