19.8 C
Prizren
E hënë, 20 Maj, 2024

Pacolli: Prona komunale në Prizren u keqpërdor për përfitime klanore

Pacolli ne pzPresidenti i AKR-së, Behxhet Pacolli tërthorazi ka thumbuar “Qeverinë Muja” në Prizren. Ai tha se Komuna e Prizrenit e ka falur pronën komunale vetëm për përfitime individuale dhe klanore. “Prona e Komunës së Prizrenit është falur . Qytetarët nuk kanë përfituar asgjë, përveç individëve dhe dhe klanave të caktuara”, tha Pacolli. Aleanca Kosova e Re (AKR), e ka hapur të shtunën zyrtarisht fushatën zgjedhore në Prizren. Tubim ka filluar me rreth 50 minuta vonesë në sallën e Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha”.

Pacolli ka thënë se Prizrenit i duhen forca të reja dhe të afta, të cilat do të dëshmohen me punë dhe ndershmëri dhe të tillët, sipas tij janë kandidatët e AKK-së, parti, kuadrot e të cilës, asnjëherë nuk janë hetuar për korrupsion dhe keqpërdorime.

“Ne nuk jemi parti e hajnave dhe e të korruptuarve”, ka thënë Pacolli në Prizren. Ai ka kërkuar që të kenë kujdes në ditën e votimit se për kënd po votojnë. “Dita e votimit është dita e Juaj, andaj keni kujdes se për kë do të votoni”, tha pacolli.

Mimoza Kusari Lila, ndërkaq në fjalën e saj, ka përmend luftën e ashpër që po zhvillohet për Prizrenin në mes dy partive të mëdha, duke thënë se në këtë luftë që po bëhet për interesa të ngushta e jo të qytetarëve, është mirë që të fitojë opsioni i tretë. “Ata po sillen me Prizrenin si të jetë gjah i tyre, andaj keni kujdes dhe zgjidhne AKR-në që të udhëheq me këtë qytet”, ka porositur Kusari Lila.
Kandidati  për kryetar të Prizrenit, Naser Bresa ka thënë se me AKR-në, Prizreni do të jetë një qytet Eko-Turistik, ku do të zhvillohet ekonomia, turizmi, arsimi, shëndetësia dhe të gjitha fushat tjera të nevojshme për mirëqenien e qytetarëve. “Për të gjitha këto ne kemi programin tonë të punuar nga ekspertë profesionistë,por dhe kuadrit dhe gatishmërinë që këtë program ta jetësojmë gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar”, tha Bresa /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas këtij instituti, temperaturat maksimale të...

Dita Ndërkombëtare e Muzeve: QRTK në Prizren dhe OJQ Educo lidhin memorandum bashkëpunimi

Me rastin e shënimit të 18 majit, Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe OJQ Educo kanë nënshkruar një...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit