MINUSI I JAVËS NË PRIZREN: Regjistrimi i biznesit të ‘Burdushit’

Hysri Peqani i njohur për publikun e gjerë me nofkën “Burdushi” ka regjistruar biznesin e tij që për një kohë të gjatë e ushtroi jashtëligjshëm.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ai në profilin zyrtar në Facebook.

“Burushi shpirtëror” quhet zyra që në përshkrim të regjistrimit thuhet se ofron shërbime shëndetësore, kulturore dhe shërbime tjera sociale.

Peqani është pajisur me certifikatë pak ditë pas lirimit nga paraburgimi.

Ai, sipas prokurorisë dyshohet për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore, mashtrim, shmangje tatimi dhe mbajtja nën pronësi të paautorizuar të armëve.

Pavarësisht këtyre dyshimeve, MT-ja e ka pajisur me certifikatë “Burdushin”./PrizrenPress.com/

.

Më Shumë

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prizren, automjeti i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture në Prizren, pas hetimeve që kanë çuar në identifikimin e...

Lajmet e Fundit