16.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

MKRS-ja ndan çmimet për Teatër, regjisori më i mirë për vitin 2018-të, Bekim Lumi

Në ditën Botërore të Teatrit, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka organizuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Teatër për vitin 2018-të, raporton Ekonomia Online.

Gashi ka thënë se MKRS-ja do të ndajë 5 çmime. Ai shpreson që krijimtaria e aktorëve të zgjasë edhe më tutje me qëllim të promovimit të vendit.

“Ministria jonë do te ndajë 5 çmime për Teatër. Besoj që juria është shumë e fortë dhe kanë dhënë çmimet në mënyrë të drejtë. Shpresoj që krijimtaria e juaj të vazhdojë gjatë tërë jetës në fushën e teatrit. Ne si ministri po mundohemi që t’i ndajmë çmimet për çdo fushë që ka të bëjë me kulturë në mënyrë që Kosova të promovohet”, tha Gashi.

“…Ndarjen e çmimeve e ka bërë një juria profesionale, ku këto çmime janë:1. Prezantimi më i suksesshëm ndërkombëtar, Shtëpia filmike Act që realizoi 8 përfaqësime, 2. Aktori më i mirë Mentor Zymberaj me rolin në filmin “Ëndrrat e Hamletit”, 3. Regjisori më i mirë Bekim Lumi me shfaqjen Post-Mortum 4. Shfaqja më e mirë, shfaqja “Arturium” dhe 5. Çmimi kombëtar për karrierën e tij teatrale, Sabedin Shehiqi”, tha Gashi.

Shënimi i Ditës Botërore të Teatrit është iniciuar në Kongresin e 9-të Botëror të Institutit Ndërkombëtar Teatror (INT) të UNESCO-s në qershor të vitit 1961, ndërsa që nga viti në vijim ai shënohet me datën 27 mars, datë kjo kur është hapur sezoni i “Teatrit të Kombeve” në Paris.

Më Shumë

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

Feronikeli ’74 triumfon në Prizren me tre gola

Feronikeli '74 ka shënuar fitore të pastër 0-3 në transfertë ndaj Prizrenit në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Mysafirët kaluan në epërsi në minutën...

Lajmet e Fundit