25.5 C
Prizren
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Prishet koalicioni në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka prishur koalicionin me dy partitë politike, LDK-në dhe Nismën.

Vendimi pritet të publikohet zyrtarisht, nesër.

Burimet e sigurta të “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se kërkesa për prishjen e koalicionit ka ardhur nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Vetëvendosje ka qenë këmbëngulëse që të prishet koalicioni me këto dy partitë politike, prandaj kryetari Haskuka, ka marrë vendim që të respektojë këtë vendim “, tregon burimi i “PrizrenPress”-it, i afërt me Haskukën.

Luhatja e koalicionit, kohën e fundit është parë edhe në seancat e Kuvendit.

Kuvendarët e Vetëvendosjes, LDK-së dhe Nismës, ndonëse në koalicion akuzonin njëri-tjetrin për keqqeverisje të drejtorive të cilat i drejtojnë.

Vetëvendosje në një mbledhje ka kërkuar nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, që t’i largojë nga detyra disa nga drejtorët të cilët nuk kanë treguar performancë të mirë.

“Haskuka fillimisht ka refuzuar që t’i largojë drejtorët pasi që është shprehur i bindur se ata kanë punuar mirë”, tregon burimi i “PrizrenPress”-it.

“Pas debatit, Haskuka në shenjë revolte me konstatimin e partisë, vendosi që ta prishë koalicionin me LDK-në dhe Nismën”.

Mytaher Haskuka në zgjedhjet e fundit lokale është zgjedhur kryetar i Prizrenit, pas balotazhit me kandidatin e PDK-së, Shaqir Totaj.

Koalicionin me Nismën e pati lidhur para balotazhit, ndërkaq me LDK-në pas fitores.

Zgjidhja e vetme për ta quar mandatin deri në fund i ka mbetur lidhja e një koalicioni me PDK-në./ Aprilliiiiii

Më Shumë

Aksidentohen dy çiklistë në Prizren, njëri përfundon në QKUK

Një aksident ka ndodhur dje në Prizren mes dy çiklistëve. Për pasojë, të dy drejtuesit e biçikletave kanë marrë lëndime, të cilët u dërguan për...

Historia e këngës së famshme “Light my fire” të The Doors, pse Jim Morrison e urrente Robby Kriegerin

Historia e këngës “Light my fire” E shtunë, 5 gusht 1967. Kënga më e bukur e verës “Light my fire”, nis javën e dytë si...

Lajmet e Fundit