16 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Prizren / Tekniku i pyjeve mohon fajësinë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Muharrem Basha, i akuzuar se ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, në cilësinë e teknikut të pyjeve në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR), në Komunën e Suharekës, është deklaruar i pafajshëm.

Në seancën fillestare të së hënës, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Ervehe Gashi, i akuzuari ka mohuar fajësinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Basha, akuzohet se duke e shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, i ka tejkaluar kompetencat e tij, duke i lejuar një qytetari transportimin e thëngjillit, me ç’rast i shkakton dobi të njëjtit, duke ia lejuar transportimin e papenguar të thëngjillit të dedikuar për treg.

Gjykatësi i këtij rasti, Artan Sejrani, e ka njoftuar të akuzuarin dhe mbrojtësin e tij, avokatin Bashkim Nevzati, se kanë afat që brenda jo më shumë se 40 ditësh të paraqesin kundërshtimet e tyre lidhur me aktakuzën dhe provat.

Shqyrtimi i dytë për këtë rast sipas gjykatësit Sejrani, është caktuar për 7 Maj 2019, prej orës 9:00.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ngritur më 27 Shkurt 2019, Muharrem Basha, akuzohet se më 13 Korrik 2018, në cilësinë e personit zyrtar si Teknik i Pylltarisë pranë Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (DBPZHR), në Komunën e Suharekës, duke e shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare, i tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër.

Sipas organit të akuzës, ai në kundërshtim me dispozitat ligjore që burojnë nga udhëzimi administrativ i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Ligjit për Pyje të Kosovës, ai e pajisë qytetarin Shefket Aliaj me fletë përcjellje dhe i lejon atij transportimin e thëngjillit, me ç’rast i shkakton dobi këtij qytetari duke e lejuar transportimin e papenguar të thëngjillit të dedikuar për treg.

Me këtë, sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, i njëjti, ka kryer veprën penale të Keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

AKP shpall qiradhënien e 105 njësive në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 671 njësive të cilat përfshijnë asete atraktive që gjenden në pesë rajonet e...

Granit Xhaka nuk do të luajë për Milanin, dështon transferimi

Futbollisti kosovar, Granit Xhaka nuk do të luajë për Milanin. Klankosova.tv merr vesh që futbollisti kosovar me nënshtetësi zvicerane, nuk e ka kompletuar kalimin nga...

Lajmet e Fundit