Në Rahovec arrijnë 1800 vaksina kundër gripit sezonal

Vaksinimi kunder gripitDrejtoria komunale e Shëndetësisë në Rahovec njofton qytetarët e komunës se kanë arritur 1800 vaksina kundër gripit sezonal. Këto vaksina janë shpërndarë në QKMF, QMF dhe AMF në tërë territorin e komunës së Rahovecit.

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Florije Boshnjaku tha se të msohuarit, të sëmurët kronik, fëmijët dhe qytetarë të tjerë që ndjejnë nevojë për vaksinim, mund të adresohen në entet shëndetësore më të afërta dhe të pranojnë këtë vaksinë.

“Mund të kërkohen doza të tjera nga MSh nëse kërkesat e qytetarëve janë më të mëdha. Vaksinat janë siguruar nga Ministria e Shëndetësisë”, tha Boshnjaku.

Ajo i këshillon qytetarët që ta pranojnë këtë vaksinë, pasi që ndikon në mbrojtjen e shëndetit publik nga infeksionet e ndryshme virale./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ekonomi, siguri dhe diasporën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për një takim në odën e familjes Krasniqi në Prizren, ku është pritur nga boksieri Haxhi Krasniqi...

Sporti bashkon popujt: Prizreni organizon turne ndërkombëtar me ekipe nga Kosova, Turqia dhe Bosnja

Prizreni nikoqir i një turneu ndërkombëtar, mbi 250 sportistë dhe delegacione nga disa vende do të marrin pjesë Nën organizimin e KFV Kalaja Master, në...

Lajmet e Fundit