15.3 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Vataj premton në Duhël një shkollë të re

vatajKandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të komunës së Therandës, Ramë Vataj dhe ekipi i tij, kanë vazhduar fushatën zgjedhore në fshatin Duhël.
Vataj u ka premtuar banorëve të këtij fshati, se do ta ndërtojë një shkollë të re qysh në vitin e parë të mandatit të tij si kryetar komune. Po ashtu, Vataj premtoi se do ta rregullojë edhe rrjetin e vjetruar dhe të dëmtuar elektrik, pastaj rrugët e lagjeve si dhe ujësjellësin dhe kanalizimin e këtij fshati të harruar nga komuna e Therandës.

Në këtë tubim elektoral, Vataj ka thënë se gjatë mandatit të tij qeverisës do të nisë një program që ka për qëllim dhënien e tokave me qira për bujqit që duan të merren me bujqësi, në mënyrë që t’i jepet hov zhvillimit të bujqësisë në këtë komunë, dhe ky program, sipas Vatajt, mund të jetë edhe një shans i mirë për banorët e Duhlës. Kandidati i PDK-së, Ramë Vataj po ashtu ka thënë se në mandatin katërvjeçar të qeverisjes, komuna do t’i ulë taksat për të gjitha ato biznese që punësojnë më shumë se dhjetë punëtorë.

Më Shumë

S’ka president të ri, Kosova shkon në zgjedhje

Ka dështuar përfundimisht zgjedhja e presidentit të ri brenda afatit kushtetues. Me dështimin e procesit në Kuvend, aktivizohet pasoja e paraparë me Kushtetutë dhe e...

Premiera e “Pylli”-t jepet me sukses në Prizren, vijojnë reprizat

Në Teatrin e Qytetit 'Bekim Fehmiu' në Prizren është dhënë mbrëmë me sukses premiera e shfaqjes “Pylli” nga Florian Zeller, duke shënuar një tjetër...

Lajmet e Fundit