3.9 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Kryetari i Prizrenit dhe Suharekës me aksion të përbashkët të pastrimit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot së bashku me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ndërmorën një aksion simbolik të pastrimit të zonës kufitare mes komunës së Prizrenit dhe asaj të Suharekës.

Në një fjalë rasti kryetari Haskuka deklaroi se “Komunat tona nuk mund të qëndrojnë në nivelin e kënaqshëm të pastërtisë, nëse të gjithë nuk vetëdijësohemi për mos hedhjen e mbeturinave nëpër hapësira publike dhe nëse materiet inerte nuk i dërgojmë në vendet përkatëse”.

Më tej kryetari Haskuka iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’iu bashkangjiten këtij aksioni për pastrimin dhe ruajtjen e ambientit.

Kurse kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj deklaroi se qëllimi kryesor i këtij aksioni është vetëdijesimi i qytetarëve dhe theksoi se përkushtimi për një ambient më të pastër dhe më të gjelbër do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Më Shumë

Diskutohet zhvillimi i Arsimit Dual Profesional në Suharekë

Në Suharekë është mbajtur një takim në kuadër të projektit të Qeverisë Gjermane “Aftësim për Tregun e Punës”, i cili implementohet nga GIZ, ku...

Ferizaj fiton me përmbysje në Malishevë

Ferizaj ka mposhtur Malishevën 1-2 në xhiron e 24-të të Superligës së Kosovës në futboll. Vendësit gjetën epërsinë falë Mevlan Zekës në minutën e 12-të. Ndërkaq,...

Lajmet e Fundit