Ministri Gashi vizitë zyrtare në SHBA

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporti Kujtim Gashi ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në SHBA. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit të tij social.

Qëllimi i kësaj vizite të Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit në SHBA është koordinimi dhe thellimi i bashkëpunimit në fushën e rinisë e me theks të veçant në programimin për futjen në funksion të kampit rinor i cili së shpejti pritet të filloj së funksionuari në Kosovë.

“SHBA-të janë partneri më i fuqishëm i yni”, ka shkruar Ministri Gashi përmes rrjetitit të tij social.

“Kosova së shpejti do ta ketë kampin rinor i cili do të jetë në funksion dhe në shërbim të gjeneratës së re”, ka përfunduar Gashi

Më Shumë

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit