Prizren, aktakuzë për inspektorin (VIDEO)

Ndërtimi në Prizren i një objekti me lartësi prej 13 katësh, mori 5 vjet kohë të përfundohet.

Por, për këto punime në qendër të këtij qyteti, investitori nuk pati leje nga komuna, njofton Klan Kosova.

Ndaj të enjten, Prokuroria Themelore e Prizrenit ngriti aktakuzë ndaj inspektorit Komunal, Enver Bytyçi, i cili mbikëqyri punimet e objektit.

Kjo aktakuzë iu bë për veprën penale ”Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Në dokument thuhet se nënpunësi shkeli ligjin në atë mënyrë që nuk ndërmori asnjë veprim për rrënimin e objektit, por kreu vetëm punë administrative.

Kronikë e zgjeruar nga gazetarja Mejreme Gashi.

 

 

 

Më Shumë

Shfaqja e gjarpërinjve në Marash shqetëson qytetarët dhe vizitorët në Prizren

Banorët e zonës së Marashit në Prizren kanë shprehur shqetësim për praninë e gjarpërinjve që po shihen nëpër rrugë dhe hapësira publike. Sipas një sinjalizimi...

PDK në Prizren po i përmbyll takimet mobilizuese me besim në fitore

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se shtabi zgjedhor i kësaj partie po i...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit