Hysen Rrapit nga Prizreni tregon se si u konfrontua me ariun (Video)

Hysen Rrapit nga Prizreni, mbrëmjen e së premtes, ariu ia kishte mbytur 13 dele në fermën e cila gjendet shumë afër qendrës së qytetit.

Ai tregon se kishte tentuar t’i shpëtojë ato, mirëpo nuk ia ka dalë.

Kjo nuk është hera e parë që ky ari sulmon ferma të banorëve të kësaj ane, raporton KTV-ja.

Rrapi thotë se ndonëse shqetësimin e tyre e kanë ngritur në organet komunale, zyrtarët nuk kanë marrë masa.

Rrapi thotë se dyshohet që sulmet e ariut janë në shenjë hakmarrjeje, pasi të njëjtit gjuetarë ia kishin mbytur tre këlyshë.

Sipas kryetarit të Kuvendit Komunal, Artan Abrashi, shumë shpejt, Drejtoria e Bujqësisë do të formojë një komision për të evidentuar dëmet e më pastaj, brenda mundësive që ka ky dikaster, Rrapi do të kompensohet.

Abrashi, përmes telefonit, ka thënë se gjuetia ndaj arinjve është e ndaluar dhe se kjo çështje ka kaluar në nivel qendror.

 

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Drilon Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për sezonin e ri

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Drilon Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka vlerësuar lart kontributin e tij,...

Lajmet e Fundit