11 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Komuna e Prizrenit shpall konkurs publik: Shtëpi e pastër, qytet i pastër

Drejtoria e Shërbimeve Publike në kuadër të Sektorit të Mjedisit në Komunën e Prizrenit, ka shpallur konkurs publik për përzgjedhjen e: Ballkonit më të bukur me lule; Kopshtit më të rregulluar; Rrugës më ekologjike dhe Lagjes më të pastër.

“Ftohen qytetarët që kanë kopshte, ballkone të bukura, përfaqësues të lagjeve dhe rrugëve, të konkurrojnë në Sektorin e Mjedisit, që të bëhen pjesë e përzgjedhjes. Aplikimi në këtë konkurs bëhet nëpërmjet Qendrës së Thirrjeve (Numri +383 45 119 200 në Viber dhe WhatsApp), ku aplikuesit së bashku me 2-3 fotografi duhet të dërgojnë edhe informatat personale si emri dhe mbiemri, dhe adresa e saktë. Aplikimi po ashtu mund të bëhet edhe me kërkesë me shkrim në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, përkatësisht në Sektorin e Mjedisit”, është thënë në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Fituesit e këtij konkursi do të shpërblehen me shumë dhurata që korrespondojnë me natyrën e konkursit. Konkursi mbetet i hapur nga data 1 maj deri më 31 maj 2019.

Më Shumë

Totaj për përfshirjen e Limajt në listën e PDK-së: Nuk është çështje personale e imja, vendos kryesia

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj para fillimit të mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka deklaruar se nuk e ka pare agjendën se çka...

Zafir Berisha nuk është kandidat në këto zgjedhje, parashikon zgjedhje të reja pas tre muajsh

Ish-deputeti i disa legjislaturave në Kuvendin e Kosovës, Zafir Berisha ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës. Ai...

Lajmet e Fundit