14 C
Prizren
E shtunë, 18 Tetor, 2025

Aktakuzë ndaj 5 personave për projektin ‘Ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës në fshatin Zhur’

Prokuroria e Prizrenit, ka ngritur aktakuzë lidhur me projektin “Ndërtimi i shtëpisë së kulturës në fshatin Zhur” kundër pesë personave: A.S., si person zyrtar përkatësisht si menaxher i projektit “Ndërtimi i shtëpisë së kulturës në fshatin Zhur”, R.M., M.B., H.P., dhe D.M., si persona zyrtar në cilësinë e Organit mbikëqyrës të punimeve në projektin “Ndërtimi i shtëpisë së kulturës në fshatin Zhur” për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas Kodit Penal.

“Sipas aktakuzës, të akuzuarit akuzohen se në periudhën kohore tetor 2009 në vazhdimësi deri me 12 dhjetor 2017, duke mos i përmbushur detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër i shkaktojnë dëm buxhetit të Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që gjatë mbikëqyrjes së punimeve në projektin “Ndërtimi i shtëpisë së kulturës në fshatin Zhur”, kanë lejuar ekzekutimin e pagesave për operatorin ekonomik përkundër asaj se punimet në pozicionet e caktuara nuk janë kryer, dhe atë në vlerë totale prej 962,387.95 euro, si dhe pranimi teknik i këtij objekti akoma nuk është bërë dhe nuk është lëshuar për shfrytëzim”, njofton Prokuroria.

“Me këto veprime, të akuzuarit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila u vihet në barrë”, përfundon njoftimi i Prokurorisë së Prizrenit.

Më Shumë

Zafir Berisha pas rezultateve preliminare: Kam marrë ofertë nga PDK-ja dhe VV-ja, të gjitha opsionet i kam hapur

Zafir Berisha, kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e iniciativës qytetare Bashkimi Demokratik i Prizrenit, ka deklaruar se pas publikimit të...

UBO: Bali Muharremaj 45.7% në Suharekë

Sipas Exit Poll-it në Dukagjini të UBO, del se në Suharekë, do të kemi balotazh. Aty prinë Bali Muharremaj i AAK-së, me 45.7%, ndërsa Ardian...

Lajmet e Fundit