Ansambli “Nakem” nga Bursa, fiton çmimin kryesor të festivalit “Hasi jehon 2019”

Mbrëmë në Gjonaj të Hasit, është mbajtur nata finale e edicionit të 30-të jubilar të festivalit tradicional folklorik “ Hasi jehon”, ku janë përzgjedhur edhe ansamblet dhe individët më të dalluar të festivalit, transmeton TV Prizreni.

Për tre netë rresht në Gjonaj të Hasit është mbajtur edicioni i 30-të i festivalit tradicional folklorik “ Hasi jehon 2019”, pjesë e të cilit ishin rreth 20 Ansamble të ndryshme nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi. Juria profesionale e festivalit, mbrëmë ka përzgjedhur edhe Ansamblet dhe individët më të dalluar të edicionit jubilar të “ Hasi jehon”.

Fitues i çmimit “ Lahuta”, është përzgjedhur Qendra Kulturore “ Kaçaniku”, ndërsa çmimi “ Malësorja”, sipas jurisë i ka takuar SHKA “ Bresana” nga Opoja e Dragashit.

Befasi ishte ansambli “Nakem” nga Bursa e Turqisë, i cili solli në skenë koreografi krejt shqiptare, ani pse anëtarët e këtij ansambli flisnin vetëm pak fjalë shqip.

Të parët e tyre kishin migruar që mbi 60 vjet në Turqi, por trashëgimtarët e tyre ruajnë traditën dhe kulturën shqiptare. Prandaj, juria e vlerësoi me çmimin kryesor “Malësori”.

Për të gjithë të dalluarit e përzgjedhur, organizatorët e festivalit shpërndanë trofe dhe mirënjohje./TV Prizreni/

Më Shumë

U rreshtua në krah me Vjosa Osmanin: Ja sa vota numëron deri më tani Haxhi Avdyli

Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Sipas të dhënave të përditësuara, deri më tani janë numëruar...

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Lajmet e Fundit