Kujt t’i flasësh sot

Martin Camaj

Kujt t’i flasësh sot? Vëllezërit janë të ligj;
e pamundur, sot, t’i duash miqtë, lakmia sundon
gjithkush pasurinë e fqinjit grabit.

Kujt t’i flasësh sot? Fisnikëria s’gjendet më,
Gjithkujt i ka plasur cipa.
Kujt t’i flasësh sot? Kush ka fytyrë të kënaqur
është i lig, kudo nëpërkëmbet mirësia.

Kujt t’i flasësh sot? Nuk shihen më fytyrat
secili e fsheh fytyrën përpara vëllait.
Kujt t’i flasësh sot? Lakmitare janë zemrat,
njeriu nuk ka zemër ku mund të mbështetet.
Kujt t’i flasësh sot? Nuk ka më njerëz të drejtë,
pre e keqbërësve është toka.

Kujt t’i flasësh sot? Jam mbushur me mjerim
e nuk di as kujt t’i besoj.
Kujt t’i flasësh sot? S’ka kufij
mëkati që vendin po sfilit./

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit