Prizrenasit të pakënaqur me ndryshimin e emërimit të rrugëve, i drejtohen komunës me Peticion: “Kujt po i pengon emri Kosovë?”

Prizrenasit me peticion kundër ndryshimit të emrit të rrugës “Kosovë”, i drejtohen komunës me pyetjen: “Kujt po i pengon emri Kosovë?”

Qytetarët e Prizrenit kanë pakënaqësi të madhe në emërtimet e reja të rrugëve në Prizren.

Ka disa ditë që ka filluar vendosja e tabelave të rrugëve në qytetin e Prizrenit, por që këto emërtime kanë shfaqur edhe reagimin e shumë qytetarëve në lidhje me emrat e reja në lagjet e tyre. Madje disa prej tyre kanë realizuar edhe peticion për mos ndryshimin e emrit të rrugës së tyre.

“Ne banorët e rrugës “Kosovë” dhe komuniteti më të gjerë, reagojmë ashpër, duke protestuar kundër këtij ndryshimi të palogjikshme dhe te pakuptimtë”, kanë shkruar disa banorë në peticionin drejtuar Komunës së Prizrenit, madje ata këtë peticion kanë shkruar në tre gjuhët zyrtare të Komunës së Prizrenit, njofton Gazeta e Re.

 

 

Më Shumë

Shpërblehet Mamusha

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se komuna që ai udhëheq është shpërblyer nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe organizata Helvetas,...

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Lajmet e Fundit