11.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Zyrtare: OPCW fiton Çmimin Nobel për Paqe

OPCWEdhe pse si favorite kryesore për Çmimin Nobel për Paqe javëve të fundit përmendej emri i pakistanezes 16-vjeçe, Malala Juafzai, të cilën talibanët tentuan ta vrisnin vitin e kaluar, ky çmim prestigjioz, megjithatë iu nda Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW).

Menjëherë pasi që u njoftua lajmi për fituesin e sivjetmë të Çmimit Nobel për Paqe, në Twitter u shfaqën komente të cilat e kritikojnë Komitetin E Nobelit për shkak se përzgjodhi fitues OPCW’në.

“Që nga koha kur Nobelin për Paqe ia dhatë Obamës, ju keni humbur kredibilitetin tuaj” thuhet në një koment. “Të gjithë ishim dëshmitar të sulmit të parë kimik në këtë shekull, ndërkohë që Çmimin Nobel për Paqe e fitoi organizata e cila do të duhej ta kishte parandaluar këtë ngjarje”, thuhet në një tjetër koment.

OPCW është një organizatë me seli në Den Haag, në Holandë. Javëve të fundit kjo organizatë u gjend në fokus të opinionit publik botëror, për shkak të rolit që pati në inspektimin dhe shkatërrimin e armatimit kimik të regjimit sirian të presidentit Bashar al-Assad.

Ekspertët e OPCW’së aktualisht po qëndrojnë në Siri, duke i ofruar përkrahje ekipit të OKB’së që po punon në shkatërrimin e reparteve dhe pajisjeve për prodhimin e armatimit kimik. Sipas marrëveshjes amerikano-ruse, të arritur muajin e kaluar, i gjithë programi i armatimit kimik i Sirisë duhet të shkatërrohet ose vihet nën kontrollin e bashkësisë ndërkombëtare deri nga mesi i vitit 2014.

Ndryshe, OPCW është themeluar në vitin 1997, dhe anëtar të saj janë 189 shtetet botërore.

Çmimi Nobel për Paqe, i cili me vete bartë edhe vlerën monetare prej 1.25 milionë dollarëve, do të ndahet më 10 dhjetor, gjatë ceremonisë që do të mbahet në Oslo. Kjo datë në fakt paraqet përvjetorin e vdekjes së industrialistët të njohur suedez, Alfred Nobel, i cili nëpërmjet testamentit të tij, të vitit 1895, themeloi çmimin që vazhdon të bartë emrin e tij.

Më Shumë

Futbollisti i Malishevës dënohet me tri ndeshje

Futbollisti i Malishevës, Rilind Haziraj, nuk do të mund të paraqitet për skuadrën për tri ndeshje.  Kjo pasi ai është dënuar nga Komisioni Disiplinor dhe...

S’është në Evropë, por në Kosovë – fshati Bellanicë shembull për të tjerët

Nuk është në Evropë por në Kosovë. Bëhet fjalë për fshatin Bellanicë në Malishevë. Bukuria, pastërtia e pamja mahnitëse janë disa nga karekteristikat e këtij...

Lajmet e Fundit