Haradinaj kërkon nga Merkeli heqjen e vizave, nuk zmbrapset për taksën

Shefi i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë së martës ka udhëtuar në Berlin për ta takuar kancelaren gjermane Angela Merkel. Në këtë takim, që do të mbahet sot, pritet të diskutohet për vizat, për procesin integrues, për dialogun dhe për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës e Gjermanisë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të takohet sot me kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel, me ç’rast gjatë këtij takimi do të kërkojë nga Merkel heqjen e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Kështu është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit, zyrtarë të së cilës kanë thënë për gazetën se gjatë takimit do të kërkohet edhe mbështetje për procesin e negociatave me Serbinë.

Ndërkaq kanë lënë të nënkuptohet se nuk do të ketë lëvizje të qëndrimit të Qeverisë rreth taksës dhe se çështja e tarifës ndaj produkteve serbe nuk është e ndërlidhur me takimin e Berlinit, shkruan tutje gazeta “Zëri”.

Ndërkohë vetë Haradinaj gjatë ditës së djeshme, pak para se të nisej për në Berlin, ka thënë se kjo vizitë ka për qëllim thellimin e marrëdhënieve dhe besimit mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Më Shumë

Totaj raporton para qytetarëve për punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të organizojë takimin e parë publik me qytetarë për raportimin e punës së gjashtëmujorit të parë...

Thirret protestë kundër pagesës në rrugën Prizren–Prevallë: “Bashkë për interesin e përbashkët”

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren –...

Lajmet e Fundit