11.1 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Nesër në Prizren vrapohet në mbështetje të të mbijetuarave të dhunës seksuale

Nesër, Kosova, përkatësisht qyteti i Prizrenit është përzgjedhë si vendi i 48-të në të cilin Claire McFarlane, e mbijetuar e dhunës seksuale, do të vrapojë 16 kilometra në mënyrë që përmes sportit të kontribuojë në diskutimin rreth dhunës seksuale.

McFarlane është themeluese e një lëvizjeje të quajtur Movement to Inspire: Lëvizje botërore sportive që bën thirrje për t’i dhënë fund dhunës seksuale ndaj grave dhe vajzave.

Nisma kryesore e kësaj lëvizjeje quhet Footsteps to Inspire (shqip: Gjurmë frymëzuese). Ajo vrapon 16 kilometra me qëllim diskutimin gjithë botëror të dhunës seksuale.

Kushdo që dëshiron të bashkohet në këtë kauzë është i/e mirëseardhur që t’i bashkohet McFarlane në këtë vrapim simbolik nesër, duke filluar nga ora 08:30, para objektit të Kuvendit Komunal në Prizren.

Organizatat lokale të cilat mirëpritën këtë aktivitet; Organizata e Personave me Distrofi Muskulare e Kosovës (OPDMK), FemAktiv si dhe Qendra për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve – Prizren u bëjnë thirrje qytetarëve që të bashkëngjiten në këtë kauzë duke vrapuar.

Si çdo herë, Rjeti i Grave të Kosovës (RrGK) i bashkohet çdo nisme, si simbolike po ashtu edhe përmbajtjesore për trajtim të dinjitetshëm të të mbijetuarave të dhunës seksuale dhe luftim të paragjykimeve ndaj tyre.

Më Shumë

Feronikeli ’74 triumfon në Prizren me tre gola

Feronikeli '74 ka shënuar fitore të pastër 0-3 në transfertë ndaj Prizrenit në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Mysafirët kaluan në epërsi në minutën...

Avdyli: Aty ku është Vjosa, është fitorja

Ish-deputeti Haxhi Avdyli ka publikuar një mesazh mbështetës për kandidaten për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, duke theksuar përkrahjen e tij ndaj saj.   Përmes një...

Lajmet e Fundit