Prizreni shton hapësirat gjelbëruese

Drejtoria e Shërbimeve Publike, përkatësisht Sektori i Mjedisit vazhdon me realizimin e aktiviteteve të ndryshme për nder të Ditës Botërore të Mjedisit.

Në këtë kuadër, me intensitet të lartë po zhvillohen punimet për mbjelljen e fidanëve drunore, ku tanimë edhe qendra sportive “Sezai Surroi” do të ketë një pamje më të gjelbër.

Komuna e Prizrenit do t’i vazhdojë punimet për rregullimin dhe krijimin e hapësirave gjelbëruese, ndërkaq të premten në parkun e qytetit është organizuar edhe një aktivitet solemn, ku pos tjerash janë shpallur fituesit e ballkonit më të bukur me lule, kopshtit më të rregulluar, rrugës më ekologjike dhe lagjes më të pastër.

Më Shumë

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lajmet e Fundit