8.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Del në ankand revolveri me të cilin u vetëvra Van Gogh

Revolveri i tipit, Lefaucheux që Vincent Van Gogh përdori për t’i dhënë fund jetës së tij më 27 korrik 1890 në Auvers-sur-Oise do të dalë në ankand, të mërkurën në Paris, në hotel ”Drouot’’.

Do të jetë shtëpia e ankandeve ‘’AuctionArt – Rémy Le Fur’’ e cila do të prezantojë për shitje armën famëkeqe të kalibrit 7 mm. Megjithëse autenticiteti ndoshta nuk do të provohet zyrtarisht, origjina është cilësuar e sigurtë. Revolveri llogaritet mes vlerës 40 000 deri në 60 000 euro.

Pas një qëndrimi për rreth dy vite në Jug, Vincent Van Gogh u vendos më 20 maj 1890 në Auvers-sur-Oise, me këshillën e të vëllait Theo. Doktor Paul Gachet, një mik i piktorëve impresionistë, u kujdes në atë kohë për artistin holandez, i cili kishte përjetuar kriza të shpeshta psikologjike. Van Gogh, i cili mori me qira një dhomë tek pronari i hanit, Arthur Ravoux, ishte në atë periudhë në kulmin e artit të tij. Ai mund të pikturonte më shumë se një pikturë në ditë.

Ditën e dielë, më 27 korrik 1890, piktori mori udhën drejt një fushë aty pranë, ngriti këmishën dhe qëlloi veten në gjoks, me armën që e kishte marrë hua nga i zoti i hanit. Revolveri i shpëton nga duart dhe ai bie në tokë pa ndenja. Ai përmendet rreth mbrëmjes, i plagosur dhe merr rrugën drejt hanit. Pavarësisht kujdesit të doktor Gachet, Vincent Van Gogh vdiq, pas dy ditë në agoni, përcjell Atsh.

Arma e paraqitur në Drouot u gjet rreth vitit 1960 nga një fermer dhe iu dorëzua prindërve të pronarit aktual të hanit Ravoux. Revolveri u ekspozua në Muzeun Van Gogh në Amsterdam në vitin 2016.

Më Shumë

Falsifikim dokumentesh në Prizren – dy persona ndalohen për 48 orë pasi tentuan pajisje të kundërligjshme me dokumente

Një rast serioz i falsifikimit të dokumenteve dhe vjedhjes së identitetit është zbuluar dje në Prizren, ku dy persona kanë përfunduar në mbajtje policore...

Sot vranët, mëngjesi me ngrica

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se gjatë kësaj jave në Kosovë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët, me intervale me diell...

Lajmet e Fundit