Prizren / Kontrolle mjekësore në shtëpi

Banorët e komunës së Prizrenit, përkatësisht personat që vuajnë nga sëmundjet kronike dhe janë në fazën terminale, nga sot do të kenë mundësi t’i kryejnë kontrollet mjekësore nga shtëpitë e tyre, falë shërbimit të Kujdesit Paliativ që ofrohet nga ana e Drejtorisë së Shëndetësisë.

Ekipet mobile të kujdesit paliativ, të përbërë nga një mjek dhe dy infermierë, sot kanë filluar t’i kryejnë vizitat e rregullta tek shtëpitë e pacientëve për ofrimin e kontrolleve mjekësore dhe dhënien e terapisë apo këshillave mjekësore.

Në kuadër të këtij projekti, tashmë është krijuar një listë e pacientëve që kanë nevojë për kujdesin paliativ, ndërkaq pacientët e tjerë që kanë nevojë për këtë shërbim mund të lajmërohen në çdo kohë tek numrat e telefonit 045 300 723 dhe 045 300 726, në mënyrë që të regjistrohen dhe të përfitojnë nga ky shërbim.

Më Shumë

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Në Rogovë të Hasit përkujtohet Komandant Lleshi

Në Rogovë të Hasit është përkujtuar heroi i kombit Haxhi Hoti – Komandant Lleshi, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike. Me këtë rast, kryetari...

Lajmet e Fundit